March 7, 2021

Fifi ‘përlahet’ me të dashurin pasi ai i bëri follow një vajze

Filloreta Raci ose siç njihet me emrin e artit Fifi ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘N’drrimi i natës’, ku ka folur si rrallëherë për jetën e saj private.Siç dihet Fifi prej kohësh është e lidhur me një djalë me emrin Xhuljo, të cilit i ka dedikuar edhe një tatuazh.

Në lojën “Haje ose thuaje”, këngëtares i është kërkuar të listojë tre arsyet pse zihet më së shumti me të dashurin dhe ajo tregoi se arsyet më të shpeshta janë për Instagramin apo mesazhet.

“Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet. Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin”, tha këngëtarja.