March 7, 2021

Bulliqi i kundërpërgjigjet Veliut: Atë e ka kapluar frika e madhe që po ndihet në LDK prej fitores tonë

Nënkryetari i LDK-së dhe më herët kryetari i Podujevës, sot gjatë ditës ka akuzuar kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqin se ka uzurpuar pronën ku ky i fundit ka ndërtuar shtëpinë, teksa ka kritikuar edhe VV-në, për të cilën thotë se nuk di se si të qeverisë me vendin./ 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

“Mirëpo, meqë nuk do të flasë për premtimet e prera para qytetarëve dhe degradimin e Komunës në një çiflig familjar të tijin, merret me akuza kaq të ulëta e të pabaza ndaj meje për t’u hedhur hi syve të qytetarëve. Nuk ka hi që e mbulon zhgënjimin, irritimin dhe kundërshtimin e llapjanëve ndaj qeverisjes që Veliu ka bërë në Podujevë. Nuk ka hi që e ndalon ndryshimin që po vjen pas 7 ditëve. Mirëpo, ky është stili dhe kultura, e vetmja gjë që di e bën Agim Veliu tash sa vite nga një institucion publik në tjetrin. Uzurpon institucione publike me nepotizmin e familjarëve të tij, i shtrydh me shfrytëzime private dhe si për t’i mbuluar bëhet ministër i brendshëm. Shantazhi, arroganca dhe padija janë thelbi i karakterit të Agim Veliut dhe qytetarët kërkojnë tjetër karakter, tjetër dije e shumë ndryshime që janë pamundësuar prej tij”, u shpreh për “Bota sot”, Shpejtim Bulliqi./ 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë