March 2, 2021

Çfarë ndodhi në Tiranë? Edi Rama i hodhi edhe një mashtrim Kosovës, ja çfarë dëshmoi Avdullah Hoti

Por çfarë do të sjellë kjo për Kosovën dhe Shqipërinë? / 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

 

 

“Dje shqiptarët ndoqën në ekranet televizive një teatër politik të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, nuk bëri asnjë analizë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në pesë mbledhjet e mëparshme të tyre. Zhurma që u bë ishte e të njëjtave valëve si edhe p.sh. në mbledhjen e Pejës, kur Rama dhe Haradinaj kryqëzuan duart mbi flamurin e Shqipërisë. Përvoja e këtyre gjashtë viteve, që kur u bë mbledhja e parë, dëshmon se sa më e madhe zhurma, aq më e vogël puna. Është si puna e daulles, tupanit, i cili bën zhurmën më të madhe ndër të gjithë instrumentet e tjerë muzikorë, sepse brenda është bosh. Zhora e madhe, puna asgjë. Kështu kanë shkuar mbledhjet e tjera, kështu do të shkojë edhe kjo marrëveshje. Janë nënshkruar 70 marrëveshje në të kaluarën, nuk është zbatuar asnjë prej tyre”, thotë Bytyçi për “Bota sot”./ 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë