March 7, 2021

Vjosa Osmani zyrtarisht ushtruese e detyrës së presidentes

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.
Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.