February 28, 2021

Fjolla Morina, dasmë me 300 të ftuar me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë, detajet e ceremonisë VIP në Prishtinë

Marrëdhënia e këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër.Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës.5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj.Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë. Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.

Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”.Të shkruani me emër dhe mbiemër, dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu, i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi nëna e dy vajzave në një postim në “Instagram”, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës.Këngëtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin në një romancë në dëshmitë e tyre në Gjykatë, ndërkohë që kanë pasuar me postimin e fotove romantike në “Instagram”-et e njëri-tjetrit.5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Le të shohim se si do të duket nuse Fjolla, ndërkohë që flitet se ajo pas martesës do t’i dedikohet më shumë biznesit sesa muzikës muikës.5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë